free web tracker Ndizet sfida Shqipëri - Serbi, Vuçiç 'urdhër' trajnerit të kombëtares: Shkoni dhe fitoni në Tiranë - Shqipet

Ndizet sfida Shqipëri – Serbi, Vuçiç ‘urdhër’ trajnerit të kombëtares: Shkoni dhe fitoni në Tiranë

Të premten e 16 majit presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhej në Tiranë, ku mori pjesë në takimin e liderëve për Samitin e Komunitetit Evropian. Kryeqyteti ynë dhe vëmendja që mori ky zhvillim duket se kanë lënë mbresa te Vuçiç, që një ditë më pas në një tubim të partisë së tij në Nish ka bërë një kërkesë të veçantë për trajnerin e kombëtares.

Ai i ka kërkuar Dragan Stojkoviç që të “shkojnë në Tiranë dhe të fitojnë”. Shqipëria dhe Serbia ndodhen në Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 dhe përballja mes dy skuadrave duket se është më shumë se futboll.

“E pashë pak më parë dhe tani shoh se është përsëri këtu. Ju lutem, duartrokisni fort trajnerin serb, Dragan Stojkoviç. Legjendën e Nishit, i cili nuk është fshehur si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik, ai luan atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç, shkruan media serbe “Sport Klub”.

Më 7 qershor në orën 20:45 e gjithë vëmendja do jetë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, ku do zhvillohet sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Scroll to Top