free web tracker SUPERLAJM! Shqipëria i vë flakën Eurovizionit - Shqipet

SUPERLAJM! Shqipëria i vë flakën Eurovizionit

Eurovizioni sapo ka nisur të nxehet dhe Shqipëria është aty për të bërë bujë! Delegacioni shqiptar u ngjit dje për herë të parë në skenë për provat zyrtare dhe, sipas burimeve nga ekipi shqiptar në vendngjarje, çdo gjë ka shkuar si në përrallë!

Fotot e publikuara në faqen zyrtare të Eurovizionit në Instagram kanë çmendur rrjetin! “Shkodra Elektronike” ka dalë më e zjarrtë se kurrë në një skenografi kuq e zi që të lë pa fjalë simboli perfekt i flamurit tonë kombëtar!

Por prisni… ka më shumë: fustani i Beatrices është inspiruar nga vetë legjenda e Rozafës, ndërsa Kola ka dalë si një “kështjellë e gjallë” me një kostum të zi që përfaqëson peshën e historisë.

Dhe kjo është vetëm fillimi! Nesër priten provat e dyta dhe të gjithë po flasin se mund të jetë performanca më e fuqishme që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në Eurovizion. Mos harroni: “Shkodra Elektronike” ngjitet në skenë më 12 maj me numrin 12 – dhe për herë të parë, edhe shqiptarët e Kosovës mund të votojnë përmes aplikacionit të Eurovizionit.

Scroll to Top