free web tracker Super zbulime arkeologjike në Zagori të Gjirokastrës - Shqipet

Super zbulime arkeologjike në Zagori të Gjirokastrës

Në Zagori të Gjirokastrës janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike, gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie.

Pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy site me vlera të veçanta arkeologjike.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.Aktualisht po përgatitet projekti për kryerjen e gërmimit të shpëtimit, i cili planifikohet të zhvillohet gjatë muajit maj, pas miratimit nga KKTKM. /atsh/

Scroll to Top