free web tracker VIDEO: Dalin pamjet kur nipi i Xhelal Mziut dhe persona të tjerë nga PD rrahin zyrtarin që po fliste në telefon - Shqipet

VIDEO: Dalin pamjet kur nipi i Xhelal Mziut dhe persona të tjerë nga PD rrahin zyrtarin që po fliste në telefon

Kanë dalë pamjet e sherrit të regjistruar dje në njësinë administrative Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.

Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamerë sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.

Pas një konflikti verbal, personi që po fliste në telefon u godit dhe më pas janë përfshirë edhe simpatizantë të tjerë të PD-së, të cilët godasin punonjësin e Bashkisë së Bulqizës.

Ndërsa një pjesë tjetër personazh dalin nga lokali dhe tentojnë të parandalojnë konfliktin.

Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas autoriteteve, ata akuzohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

Scroll to Top