VIDEO E RE skandaloze: Pamjet kur qëllon vetë Xhelal Mziu!
Pamje të reja janë bërë publike nga sherri i regjistruar një ditë më parë në njësinë administrative Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral të PD.
Siç shihet edhe në video, ky është momenti kur Xhelal Mziu përfshihet edhe vetë në konflikt, duke goditur një person që po qëndronte në ambientet e jashtme të ndërtesës së komunës.
Pas një konflikti verbal, personi që siç duket nga pamjet po fliste në telefon, u godit dhe më pas janë përfshirë edhe simpatizantë të tjerë të PD-së, si edhe vetë Mziu.
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas autoriteteve, ata akuzohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.