SKANDAL! Ish-ambasadori: Busti i Skënderbeut në Londër i lënë në një gjendje saqë bën të skuqet çdo shqiptaro-britanik
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Mal Berisha denoncon se busti i Skënderbeut në Londër është i lënë në një gjendje saqë bën të skuqet çdo shqiptaro-britanik.
REAGIMI I ISH-AMBASADORIT MAL BERISHA
Kur, më 28 nëntor 2012 – në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e vendosëm bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në zemër të Londrës, e festuam atë ngjarje me krenari dhe gëzim të rrallë.
Derisa shërbeja si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, u përkujdesa personalisht për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti.
Kujdesesha që piedestali të ishte i pastër, që mjedisi përreth të ishte i gjelbëruar, i dekoruar me lule të çdo stine, dhe i mbrojtur nga çdo akt vandalizmi pasi aty cenohej vetë nderi ynë kombëtar.
Këto ditë, mbesa ime Andra Berisha dhe nipi im Skai Berisha së bashku me prindërit e tyre, Erionin dhe Kreuzen, vizituan me kërshëri dhe krenari atë monument. Por çfarë gjetën aty?
Një pamje të zymtë e zhgënjyese: Mjedisi përreth i lënë në harresë, i papastër, i xhveshur dhe aspak i denjë për figurën që përfaqëson. Një shëmti që nuk mund të imagjinohet pranë asnjë monumenti në një qytet si Londra – Galeria e Artit Skulpturor me fame botërore.
Nuk dua të hyj në komente më të thelluara, për të shmangur çdo keqkuptim apo perceptim të ndonjë konflikti interesi pasi qeveria shqiptare, pra Ministria e Kultures, nuk e likujdoj financiarisht asnjehere ate veper monumentale. Por nuk mund të hesht.
Ku janë institucionet e shtetit shqiptar?
Ku janë shoqatat shqiptaro-britanike, që dikur krenoheshin me këtë vepër monumentale?
Një monument i tillë, që përfaqëson dinjitetin tonë kombëtar dhe historinë tone më të lavdishme, nuk mund te lihet në këtë gjendje. Kujdesi për të është detyrë dhe obligim zyrtar, moral dhe kombëtar.
Është shumë e lehtë të shpallesh veten patriot me fjalë.
Por vetëm kush vepron, meriton të quhet i tillë.
Ju lutem, shihni dhe krahasoni këto dy fotografi të monumentit në fjalë
– 28 nentor 2012 – Dita e inagurimit,
– 1 Nentor 2015 – Dita e largimit nga Londra,
– 12 Prill 2025……..!
Proud to be Albanian!? Apo jo!?