Rama i drejtohet këngëtares: Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Bethovenin me Vrenozin në krye
Kreu i PS ka vijuar takimet me gratë dhe vajzat nga Elbasani pasditen e sotme. Ndryshe nga takimet e kaluara Rama i ka kërkuar këngëtares që hapi takimin, që të këndojë sërish.
Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.
“Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Bethovenin me Vrenozin në krye. Janë aristokratë, janë të djathtë vdeksha unë, janë të djathtë, prandaj duan të na ngrenë dhe tavanin”, tha Rama