“Mos u mashtroni…”/ Administrata Trump sulmon ashpër Albin Kurtin!
I dërguari i Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar zyrtarisht ndaj kreut të qeverisë në Kosovë, Albin Kurtit, 5 ditë para zgjedhjeve.
Përmes një postimi të gjatë në X, Grenell shprehet se qeveria Kurti nuk ka qene e besueshme gjatë mandatit të parë të Donald Trump, ndërsa shton se komuniteti ndërkombëtar tashmë është kundër kryeministrit.
Ja deklarata e plotë:
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it.
Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja.
Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur tani nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”.