VIDEO/ Frank Sinatra dhe takimi me personin që pretendon të jetë kushëriri i tij arbëresh
Një video e publikuar së fundi në rrjetet sociale, tregon momentin kur këngëtari dhe aktori i njohur amerikan Frank Sinatra, takohet me një arbëresh, i cili pretendon se është kushëriri i tij. Në momentin e takimit, ai prezantohet duke thënë se vjen nga Hora e Shqiptarëve, nip i hallë Concetta Sinatra.
Francis Albert Sinatra, i njohur si Frank Sinatra, ishte një ndër figurat më të njohura të botës së muzikës dhe kinemasë amerikane të viteve ’50. Ai ishte fëmijë i dy emigrantëve italianë në Hoboken, New Jersey, çka e shton mundësinë që origjina e tij të jetë vërtetë arbëreshe, veçanërisht nisur nga fakti se babai i tij, Anthony Martin Sinatra vinte nga Siçilia, ku ndodhet edhe Hora e Arbëreshëve.
@gazetatema Mund të ketë qenë Frenk Sinatra arbëresh? #gazetatema #lajmetefundit #fyp #lajmeshqip #viralvideos