VIDEO/ “I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit”, Braçe: E nisa si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar disa pamje nga 15 janari i vitit 1992, ku thekson se nisi rrugëtimin e tij politik si një socialist i zakonshëm dhe se do ta mbyll në të njëjtën mënyrë.
Braçe kujton peripecitë dhe sfidat që ka kaluar në vite, duke përmendur momente të vështira, madje edhe kërcënime fizike, por edhe vlerësime që i janë dhënë për drejtimin në poste kyçe.
Deputeti socialist gjithashtu shpreh mirënjohjen e tij për çdo socialist që ka luftuar dhe ka kontribuar për një shoqëri më të drejtë, duke vlerësuar sakrificat e atyre që kanë kaluar nëpër vështirësi, për të siguruar një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë i Braçes:
UNE E KAM NISUR KESHTU, ME 15 JANAR 1992; KESHTU DO E MBYLL,SI SOCIALIST I ZAKONSHEM! Nuk ishte heroizem, as nuk eshte; E bene mijera atehere, jane qindra mije sot te tille! As nuk mendova atehere se do merresha me politike e do beja kariere te tille, politike; Me acaronte fryma mbytese-e dhunshme, ndaj njerezve qe thjesht PO ZGJIDHNIN, ndaj minorances se MAJTE, njerezve ne te drejten e tyre ne sistemin qe po lindte si garantues edhe i tyre, deformimi i tmerrshem qe po ndodhte, dhe ZGJODHA TE JEM ME KETE MINORANCE; brenda saj te jem I MAJTE!
Nuk di ne ja kam dale; Por di te them qe nuk jam dorezuar. I kam kaluar te gjitha, nga plumbat tre gisht mbi koke e nga tre metra perballe deri tek vleresimi i jashtezakonshem per te drejtuar ne kete vend; Nga fillimi ne fund ka qindra mijera te tjere qe kane vuajtur si une, kane gezuar po aq, por ka edhe mijera te tjere nder ta qe nuk jane vleresuar, jane harruar edhe pse jane si ne, kane bere beteja te verteta ne gjithe keto vite!
Sot e cdo dite, UNE I JAM MIRENJOHES CDO SOCIALISTI TE TILLE; pa ta ky vend do te ishte i tmerrshem, vecanerisht ne ate fillim! Gezuar atyre qe ishin e jane!Gezuar ketyre qe kane ardhur, qe do vijne e qe duan ta nisin thjeshte si TE MAJTE; Jo si qenie pa forme, pa ide e pa ditur hic sec jane, por me arrogancen natyrale te nje zyre te larte, te pamerituar, shfaqen si shefi, si shefja, si zoti qe sheh nga larte poshte njerez qe bejne beteja te perditshme si socialiste te zakonshem!