Epirotja ose gjuha shqipe shfaqet dhe një herë në këtë fjalor shumëgjuhësh si fakt vazhdimësie (foto)

” Allgemeines Polyglotten-Lexicon der Naturgeschichte mit erklärenden Anmerkungeni ” _ botim i vitit 1793.

● Për mendimin tim është një fjalor interesant për disa arsye ku theksoj që : autori ka përdorur si burim ndonjë libër/fjalor tjetër të gjuhës epirote të ndryshëm nga ai i Bardhit si dhe shfaqet më së miri ndryshimi gati totalisht i gjuhes Latine/Italishte e në “vetëm” ~200 vjet , të paktën atë zotëroj mirë, por edhe shumëllojshmëria e gjuhëve të huaja në një fjalor të vetëm.

○ Dy fjalë për autorin që besoj që ka rëndësi për njohjen e çdo autori e jo vetëm të këtij në fjalë :

》Philipp Andreas Nemnich (1764–1822) ishte një nga autorët evropian më të rëndësishem të fjalorëve shumë-gjuhësh si dhe një enciklopedist, leksikograf dhe shkrimtar i udhëtimeve gjermane. Lindi në Dillenburg në Nassau, Gjermani, më 3 janar 1764.

Mori licencën e tij juridike (IUL ose JUL = Juris Utriusque Licentiatus) në Universitetin i Giessen në 1786. Ishte një shkrimtar i frytshëm në shtypin bashkëkohor, por mbahet mend më së miri për një sërë fjalorësh enciklopedikë dhe tregime udhëtimesh që ai shkroi dhe botoi gjatë tridhjetë viteve të mëpasshme.

》Fjalori më i famshëm është “Allgemeines Polyglotten-Lexicon der Naturgeschichte mit erklärenden Anmerkungen” (1793–1795), i cili ka katër vëllime, afërsisht 4000 fjalë dhe 3 276 kolona .
● Pika e fillimit është gjuha latinishte dhe pastaj gjuhët më të zakonshme të atyre kohërave:

》greqisht, gjermanisht, hollandisht, italisht, danez, suedisht, anglisht, frëngjisht, portugalisht, rusisht, polonisht, çekisht, spanjisht, letonisht, estonisht, hungarisht dhe EPIROTE

Lind pyetja si eshtë e mundur që njohuri per gjuhën tone kishte, por më pas “Europa” bëri disa ngatarresa etnike/gjeografike !?

✍️ Shënim : faqet e zgjedhura nuk janë të rastësishme

Scroll to Top