Pas shumë vitesh Parashqevi Simaku takon djalin e saj sot

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani

Scroll to Top