“SA E BUKUR KJO”/ Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit’hat Frashërit

Me zë të zemrës së nxehtë/ I lutem Zotit të Gjithësisë/ Për motin e nënqint e trembëdhjetë/ Të jetë prurës i lumturisë/ Të jetë prurës i gëzimit/ Të derdhë qetësinë si ilaç/ Të hapë portën e mësimit/ Në tërë kombin shqipëtar

Mit’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo ishte botues i “Kalenadri Kombiar” që nis në vitet 1897-1928. Ishtë një ndër themeluesit e medias shqiptare, botues i disa gazetave, shkrimtar, politikan e diplomat shqiptar, nënshkrues i deklaratës së pavarësis në vitin 1912. Më herët kishte qënë bashkëdrejtues i Kongresit të Manastirit me Atë Gjergj Fishtën.

Kontributi i Mit’hat Frashërit është ndër më të rëndësishmit në përphapjen e dijes në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar. “Kalendari Kombiar” i motit 1913, nis me kartolinën për Shqipërinë që kishte vetëm dy muaj e pavarur, pas 500 vitesh pushtimi otoman. I gjithë materiali i këtij numri i kushtohet ngjarjes më të rëndëishme, të 28 nëntorit 1912, shpallja e pavarësisë s Shqipërisë.

Tema sjell kartolinën e numrit të parë të “Kalendarit Kombiar,” në janar 1913 që nis me urimin për vitin e ri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Moti i ri 1913

  • Me zë të zemrës së nxehtë
  • I lutem Zotit të Gjithësisë
  • Për motin e nënqint e trembëshjetë
  • Të jetë prurës i lumturisë
  • Të jetë prurës i gëzimit
  • Të derdhë qetësinë si ilaç
  • Të hapë portën e mësimit
  • Në tërë kombin shqipëtar
  • Të jetë përmbushës i dëshirës
  • Që ushqen në zemër çdo njeri
  • I lumturisë dhe i ëmbëslisë
  • Lutem të jetë moti i ri
  • Ashtu o Zot lutemi të jetë
  • Bëfhs e u bëftë siç dëshiron
  • Megjith zemër shqiptar i vërtetë
  • Bëfsh e arrifsh tek shpreson

Scroll to Top