“Ndjej dhimbje për shqiptarët”! George Fred Williams pasi u emërua ministër në Greqi dha dorëheqje për shkak se u bë dëshmitar i realitetit tragjik shqiptar në vitin 1914
George Fred Williams, pasi u emërua ministër në Greqi dhe përfaqësues i Malit të Zi (1913-1914), dha dorëheqjen nga kjo detyrë pas vizitës në Shqipëri, për shkak se u bë dëshmitar i realitetit tragjik shqiptar në vitin 1914: vdekjet nga uria, varfëria dhe vrasjet.
Williams e bëri të ditur dorëheqjen e tij, duke marrë një pozicion ndaj Departamentit të Shtetit të SHBA, duke theksuar se gjashtë vende synojnë të dominojnë mbi Shqipërinë.
“Austria dhe Italia po përpiqen të mashtrojnë njëra-tjetrën… në traktatin e Berlinit, se kush humb në një lojë për të rrëmbyer të gjithë vendin” saqë Zemra e tij u sëmur nga kjo pamje”.[Indepentent-letra e publikuar]. E cilëson Shqipërinë “Një komb i pambrojtur…është duke u sulmuar nga shumë grabitqarë, ujqër monarkikë,” dhe më pas ai shton: “Por unë jam një gjuetar i mirë ujqërish”
Kur u kthye në SHBA, iu përkushtua çështjes shqiptare. Libri i tij “Shkypetaret”, u përkthye nga Shaban Balla në vitin 1934.
Autori përmbledh në mini kapituj:
– Prejardhjen e shqiptarëve nga Pellazgët e lashtë dhe Ilirët: autoktonë kur grekët e Homerit ende nuk kishin ardhur në këtë jetë. Eposet e tyre grekët i kanë huazuar nga Pellazgët.
– Pasuria e madhe e dijes e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve’
– Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të Madh dhe e Pirros së Epirit.
– si tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila e meriton të quhet skandali i qytetërimit europian
-Pranimin e fesë muhamedane, por e praktikuar ndryshe nga ajo e Stambollit.
-Gjatë pushtimit otoman, pa shkolla në gjuhën e tyre shqiptarët u edukuan në një atmosferë dhune dhe grabitje,
Karakteri dhe traditat e Shqiptarit:
‘popull fisnik, me shumë virtyte’: besa është institucion i shenjtë, mikpritja, bujaria, trimëria e pa kufi, nuk durojnë turpin, shpifjen as fyerjen, nderimi për moshën është veçori e shqiptarëve.
-Në asnjë vend të botës gruaja nuk ndihet më e sigurt. Ajo mund të udhëtojë skaj më skaj Shqipërinë, pa frikë se e cenon kush, bile edhe burri në shoqërinë e gruas ka mbrojtje të sigurtë.
-Gjuhën e sharjeve nuk e njohin as edhe kur bëjnë shaka.
gjakmarrjen, e cila ka shtrirje të gjërë, një zakon që e fajëson që nga sundimi i Turqisë; sepse nuk vendosi drejtësi, por nxiti armiqësi dhe ndasi në popull, për ta mbajtur nën zgjedhë.
-shqiptarët racë e fortë; kjo racë i ka dhënë Turiqisë shumë nga gjeneralët dhe vezirët më të mirë, ndërsa vëllezërit e tyre toskë në Itali hodhën themelet e Romës; pesë perandorë të saj kanë qenë djemë të ilirëve. Shqiptarët dhanë emrat më të shquar për lirinë e Greqisë. Përgjithësisht janë një racë e panënshtruar.
Gjendja gjeopolitike dhe kërcënimi i kufijve dhe i lirisë së shqiptarëve:
– ambicjet e Rusisë me satelitët e saj sllavë në Ballkan për të zotëruar tokat shqiptare dhe Adriatikun, si portë e depërtimit prej Perëndimit nga Lindja.
-Rivalitet mes Italisë dhe Austrisë, për zotërimin e porteve shqiptare.
– diplomacisë së fuqive të mëdha, qysh prej Shën Stefanit, Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës e deri te Konferenca e Paqes në Paris.
-Konferenca e Ambasadorëve në Londër për Shqipërinë: thekson se Shqipëria ishte bërë vetëm një arenë e ndikimeve heterogjene të gjashtë fuqive të mëdha. Propaganda, intrigat dhe shpifjet mbulonin gjendjen e vërtetë.
-Në krahasim me mbështetjen ndaj Venizelos në Greqi, caktimi i princ Vidit dhe i Komisionit Mbikëqyrës për qeverisjen e Shqipërisë (1914), pa i dhënë atij një forcë ushtarake e financiare për ta zbatur programin, ishte një diplomaci e pa mend, që veçsa shkaktoi rrëmujë e gjakderdhje, nga e cila tokat shqiptare u ndanë copë-copë midis fqinjëve veriorë, jugorë e lindorë.
Referenca të tjera: Gazeta Independent dhe shtypi i kohës