Në këtë fis, burri ndan gruan e tij me vëllezërit dhe babanë e tij: Ajo që pritet nga ajo grua është e tmerrshme
Në botën e qytetëruar, poliandria është ende një temë tabu. Megjithatë, në Nepal është pjesë e një tradite që respektohet prej vitesh
Ka vende ku burrat thjeshtojnë jetën e tyre duke shijuar poligaminë, ndërsa disa gra i konvertojnë vëllezërit e burrave të tyre në burra të ligjshëm.
Poliandria, që do të thotë një martesë e përbërë nga një grua dhe disa burra, është ende aktive sot në fisin Lama në Nepal. Atje, kjo lidhje martesore lejohet edhe me ligj.
Kjo lloj martese është veçanërisht e popullarizuar në fiset e veriut dhe verilindjes së Nepalit, ku ka pak tokë dhe vëllezërit nuk duan të ndahen kur të martohen. Prandaj, ishte e natyrshme që ata të kishin një grua dhe që të gjithë të qëndronin e të jetonin në të njëjtën shtëpi ose pasuri.
Kjo traditë e ka origjinën më shumë se 28 shekuj më parë. Në epin e lashtë indian “Mahabbarata”, princesha Draupadi u përpoq të kërkonte një burrë nga perëndia Shiva. Heroina iu drejtua hyjnisë pesë herë, dhe ai e dëgjoi atë pesë herë, kështu që e shpërbleu me 5 burra. Kjo traditë është ruajtur në Nepal për shekuj me radhë, transmeton Telegrafi.
Por si funksionojnë këto martesa mes një gruaje dhe disa burrave?
Burrat bëjnë të gjithë punën që është menduar për gratë. Njëri punon në arë, tjetri thur qilima dhe shporta për shitje, i treti i shet të gjitha në treg, i katërti drejton shtëpinë, i pesti kujdeset për fëmijët dhe i gjashti shkon në punë për të ushqyer familjen.
Dhe çfarë bën një grua? Ajo duhet të jetë e bukur. I takon asaj të veshë bizhuteri prej bruz dhe koral, të cilat simbolizojnë mirëqenien dhe paqen në familje. Një grua duhet të jetë e lumtur dhe e kënaqur dhe kjo është e rëndësishme për burrat e asaj familjeje. Por pse femrat hezitojnë të hyjnë në këto martesa?
Sepse ato martesa nuk janë bërë për dashuri. Shpesh vëllai i madh zgjedh gruan e tij dhe më pas e ndan atë me vëllezërit më të vegjël. Vëllai i madh përcakton dinamikën e marrëdhënieve intime dhe gruaja është e detyruar të kënaqë secilin vëlla dhe t’i lindë secilit nga një fëmijë.
Vëllai i madh ua shpërndan pronën të gjithë vëllezërve. Gjithashtu edhe babai i vëllezërve lejohet të flejë me nusen dhe këtë të drejtë e shfrytëzon.
Nëse vëllezërit e tjerë nuk janë në moshë madhore, gruaja i merr nën krahun e saj dhe i rrit deri në moshën madhore, duke zëvendësuar nënën e tyre.
Megjithatë, gruaja ka të drejtë të divorcohet nëse burri i saj është i paaftë, por rrallëherë e bëjnë këtë, sepse humb statusin e tyre në shoqëri.
Një nga avantazhet kryesore të kësaj martese është pasuria. Familje të tilla janë disa herë më të pasura se ato standarde. Nëse njëri nga vëllezërit vendos të ndahet, pasuria ndahet në mënyrë të barabartë, që do të thotë se gjithçka që ka fituar familja vazhdon të rritet.
Në Nepal, poliandria është shumë më e zakonshme se poligamia. Burrat nuk kanë dëshirë të jenë kryefamiljarë, është e rëndësishme që ata të kenë një shtëpi të sigurt dhe që rivaliteti të jetë në minimum.
Çfarë bëjnë gratë në këto fise, ato jetojnë të mbrojtura nga të gjitha pyetjet si: “Fëmija i kujt është? Dhe kush është trashëgimtari?” Të gjithë fëmijët janë të tyre dhe trashëgimtarë të pjesëve të barabarta të pasurisë. /Telegrafi/