Gëzim tek shqiptarët! Çdo 30 minuta një tren nga Tirana në Rinas, ku do të jetë stacioni i trenit?

Vënia në punë e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Rinas është një nga projektet që do të “shpëtojë” trafikun e rënduar në këtë trekëndësh.

Nisur nga përqendrimi më i madh i popullsisë në këto zonë si dhe nga fluksi i lartë i pasagjerëve në aeroport, linja hekurudhore është një domosdoshmëri që nevojitet të vihet në punë sa më parë.

“Tiranë-Durrës është zona me trafikun më të rënduar, deri në 100 mijë mjete në ditë qarkullojnë në këtë aks rrugor. Hapja e plotë e unazës së madhe, së bashku me zgjerimin që po i bëhet autostradës, si dhe projekti për bypassin e Tiranës do të japin një ndikim domethënës trafikut në këtë zonë.

Por ajo që do të kishte efekt edhe më cilësor është demotivimi i qarkullimit me makinë. Ky demotivim do të vinte nga transporti hekurudhor, i cili vlerësohet se do të dekurajonte përdorimin e makinave në masën 30%. Udhëtimi me tren Tiranë-Durrës do të zgjasë për 24 minuta me gjithë ndalesat në Kashar, Vorë, Sukth, Shkozet dhe Durrës-Tiranë që janë stacionet e nisjes dhe mbërritjes.

Ndërsa Tiranë -Rinas do të zgjasë 12 minuta. Do të kemi çdo 30 minuta një tren për në aeroport”, sqaroi kreu i hekurudhave, Ergys Verdho gjatë një interviste në Vizon Plus.

Por ku do të jetë stacioni i trenit në Tiranës?

Stacioni qendror i trenit do të jetë te kthesa e Kamzës, por ndërkohë edhe në ish-stacionin historik pranë bulevardit të parë. Projekti ka përfshirë një stacion më vetë për të qenë sa më i aksesueshëm për qytetarët.

Linja hekurudhore me një gjatësi 34 km do të jetë tërësisht e elektrifikuar.

Scroll to Top