VIDEO/ Thesaret e fshehta të Bylisit: Historiani Neritan Ceka tregon monumentet dhe mozaikët e rrallë

Historiani Neritan Ceka, në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, ka folur për trashëgiminë e mahnitshme kulturore që ka qyteti i Bylisit. Mes monumenteve ai flet.

“Kemi pjesën e Bazilikës, më e madhja në Shqipëri nga përmasat. Mozaikun më të bukur me figura njerëzore ku paraqitet Legjenda për Krishtin që takon dy vëllezër peshkatarë dhe thotë: tani e tutje nuk do kapni peshk po do kapni njerëz.

Dhe ka një skenë bukolike, pra dy skena që janë në exonartekstin e bazilikës dhe përveç kësaj ka mozaikë të sallës së madhe, mozaikë të tjerë të sallave anësore. Dhe, natyrisht që do jetë nji nga surprizat e atyre që vizitojnë Bylisin. Pra ato do shikojnë që popullsia që ka qendruar këtu nuk e ka braktisur kurrë kulturën.” – ka përfunduar Ceka.

Bylisi ka qenë një nga vendbanimet Ilire më të rëndësishme Ilire dhe një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike të rajonit. Krahasuar me sasinë e monumenteve që kanë vendbanime të tjera të lashta si Apolonia apo Dyrrahu, Bylisi padyshim mbart vendin e parë.

Fillimet e tij datojnë në fundin e shekullit të IV para Krishtit dhe qytetërimi aty zgjatet deri në fillim shekullin e VI pas Krishtit. Disa prej institucioneve më të rëndësishme në Bylis të gërmuara, bashkë me bazilikat, janë Peshkopata dhe Teatri i vjetër antik që me thënë të drejtën i ngjante atij grek.

Scroll to Top