Shqiptari i mallëngjyer në Selanik: Jetoj prej 30 vitesh në Greqi, por do kthehem në atdhe!

Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.

Një nga emigrantët shqiptarë në Selanik, Pjetër Trasha, nga Lezha i cili prej 30 vitesh jeton si emigrant në Greqi tha se pas kaq vitesh në emigrim ka menduar të kthehet në atdhe, pasi “Rama i ka rikthyer shpresën”.

“Rama na ka ngjallur shpresat me punën që po bën, me përpjekjet ndërkombëtare po ja rrit vlerat dhe nderin shtetit shqiptar.

Rama bashkë me ata që i shkojnë mbrapa po përpiqet të sjellë shtetin në Shqipëri, të gjitha janë, vetëm shteti mungon.

Unë pak a shumë jam i rikthyer. Nëse do takoja Ramën do i thosha të bënte shtet, të gjitha janë në Shqipëri”, tha ai për Euronews Albania.

Scroll to Top