Shqipja në tri më të vjetrat/ Shkencëtarët mblidhen në Tiranë: E pandërprerë prej 8 mijë vitesh
Shkencëtarët më të njohur të universiteteve më të mëdha në botë u bënë bashkë për të diskutuar mbi vijimësinë e shqipes në mbi 8 mijë vite. Ndikimi në rajon por dhe në shtete të tjera, si dhe konfirmimi në kërkimet arkeologjike u cilësuan si vlera të paçmueshme. Studimi I publikuar vitin e shkuar tashmë ka hapur edhe një debat jo vetëm gjuhësor por edhe historik
Renditja e gjuhës shqipe në tre më të lashta në botë e që daton 8 mijë deri në 6 mijë vite para Krishtit bëri bashkë në Tiranë akademikë shqiptar por dhe vetë studiuesit e kërkimit.
Në hapje të konferencës Skënder Gjinushi theksoi rëndësinë e studimit të publikuar nga universiteti i Harvardit.
Kërkimet arkeologjike kanë faktuar vijimësinë e gjuhës shqipe. Sipas Gjinushit ishin albanologët 50 vite më parë që e vunë theksin te vijimësia prej lashtësisë.
Shkencëtarët nënvizuan ndikimin e shqipes edhe në latinishte, por dhe ndërthurjen me greqishten e vjetër. Studimi për gjuhët më të vjetra e që kanë vijuar edhe sot u publikua në vitin e shkuar që tashmë ka sjellë debate të forta edhe mbi historinë.