Bota e sportit në ankth, futbollisti shqiptar në gjendje të rëndë për jetën
Frikë në radhët e Vushtrisë. Erjon Morina ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin e Vushtrisë dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Momentalisht trajtimi i tij po bëhet në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Një lajm vërtetë i keq për futbollistin 22-vjeçar, i cili duhet të fitojë duelin më të rëndësishëm, atë me jetën.
Reagim për këtë situatë ka pasur edhe nga ana e Klubit Kukësit. Veriorët i kanë uruar shërim të shpejtë futbollistit, teksa përmes një statusi në rrjetet sociale i gjendet pranë familjes në këto momente tepër të vështira.
“Futboll Klub Kukësi i uron shërim sa më të shpejtë futbollistit Erjon Morina dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë. Klubi i Kukësit i gjendet pranë në këto momente të vështira futbollistit 22-vjeçar, familjes së tij dhe FC Vushtrrias. Forca Erjon, kthehu më i forte”