Rama ironizon Berishën dhe u premton pensionistëve: “Ai që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres jepte…”
Kryeministri Edi Rama u ka premtuar pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, ndërsa ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se jepte një gjel deti për dy pensionistë.
Ndër të tjera ai premtoi se po finalizojnë rritjen e bonusit për këtë fundvit.
“Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensioneve. Kur ndodh që kontributet shoqërore janë më pak se çna duhet, i marrim nga taksat. Për këtë arsye po ju them se 500 milion është cdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet.
Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë. Ka dy gjëra për të bërë, e para është të fillojmë që tani.
Ka qenë njëri që ka thënë do të japim gjel. Ju kujtohet një gjel që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres. Edhe juve u dha një gjysmagjel.
Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionist, por një bonus 50 euro për secilin. Kjo nuk mjafton më.
Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit, e dyta jemi duke parë një plan rritjeje pensionesh gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke rritur të ardhurat nga ata që duhet të paguajnë një për një sigurimet shoqërore”, tha Rama.