Modelja nga Kosova “shpërthen” në rrjetet sociale: “Qenie e poshtër, s’ka popull më negativ se shqiptarët”!

Modelja nga Kosova, Santiana Maloku ka shpërthyer ashpër në rrjetet sociale. Ajo shprehet tepër e indinjuar pas mesazheve dhe komenteve fyese që ka marrë vazhdimisht siapas saj.

Ndër të tjera në postimin e saj të bërë në InstaStory ajo thotë se nuk ka njerëz me negativ se shqiptarët, duke i cilësuar si qenie e poshtër.

“Popull më negativ se shqiptarët kurrë në jetë s’kisha parë, vrerë prej gojës, helm kishit pasur brenda, definitivisht mirë e kanë pasur kur kanë thënë që gjakun ta fal e suksesin jo, kur u bëtë bre kaq moralista? Mos dilni nëper protesta, kur po vritet ndonjë grua, e kur po lëndohen vajzat e po keqtrajtohen, sikuar kaq shumë po merakoseni, veq sa me ju kap gazetat e tv, pa e përjashtu edhe gjininë femërore. Marre ju qoftë, që prej se ka përfunduqr BBV nuk më keni lënë rëhat e mkeni bombardu me mesazhe prej më t’kqijave e me komente prej më ndyrave. Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin për arsye. Qenie e poshtër”, shkruan ajo ndër të tjera.

Scroll to Top