Reagon Rama: Tragjedia sot, kambanë alarmi për rrezik!
Kryeministri i Shqiprësië, Edi Rama, ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës. Rama thotë se tragjedia e sotme është kambana më e madhe e alarmit për rrezikun e eskalimit dhe Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë me forcë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.
“Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.
Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës”- thuhet në reagimin e Ramës.