Ndiqeni këtu LIVE/ Policia e Kosovës vijon përballjen me terroristët në veri

Mbetet mjaft e tensionuar situata në veri të Kosovës. Rreth 30 persona të armatosur rëndë janë izoluar në manastirin e Banjskës dhe po mbahen të rrethuar nga policia. Ata sulmuan forcat e policisë së Kosovës duke vrarë një efektiv dhe plagosur një tjetër.

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në veri duke sqaruar se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë 3 sulmues të cilët kanë qenë të maskuar, me uniforma dhe të armatosur rëndë. Po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi me uniformë dhe të armatosur.

Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime kryesisht të lehta. Policia thotë se ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë të dyshuar se kishin radiomarrëse. Është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme armësh, municioneve dhe pajisjeve të ndryshme.

“Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të kalibrave të ndryshëm” – thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Scroll to Top