Lezha tregon shekujt në veshje/ Kostumet shekullore shfaqen për publikun, të rinjtë ngjallin vallet
Dita e trashëgimisë kulturore në Lezhë iu dedikua kostumeve tradicionale.
Me valle të rinjtë shfaqën trashëgiminë shpirtërore të shoqëruar me melodinë e krijuar ndër shekuj.
Aktivitetet u ndoqën nga qytetarë të Lezhës, drejtues të bashkisë por dhe emra të njohur të artit e kulturës së zonës.
Nuk mungoi as ekspozita e veshjeve ku elementët e ruajtura në histori vijojnë të konkurrojnë edhe sot me veshjet e modës së re.
Kostumografët kanë dhënë detaje për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.
Paulin Zefi shprehet se pallati I kulturës, tashmë i rikonstruktuar do të shërbejë edhe si një muze për ata që do të duan të shikojnë kostumet tradicionale të zonës
Lezha ka treguar veshjet e larmishme në ngjyra por edhe gjerdanët e veçantë.
Ndërsa në çdo zonë ka veçantitë e veta ku ajo Kallmetore dhe ajo e Pllanës janë unike.
Realizimi ityre është bërë me punim në tezgjah, ato dhe me dorë.