Prøstituciøni dhe legalizimi i shtëpive publike në Shqipëri: Kush qytet printe?
Arkiva Shqip ka publikuar një dokument që tregon se si ushtrohej prostitucioni gjatë Mbretërisë. Fillesat e prostitucionit në vend datojnë që në vitin 1910 në një hotel në Shkodër ndërsa pak vite më vonë, në 1919 u hap dhe Shtëpia e Parë Publike në Vlorë. Pas kësaj, shtëpitë publike u hapën në të gjithë vendin.
Dokumenti tregon se si merrej leja për të ushtruar këtë aktivitet në shtëpitë publike që tashmë kishin “lulëzuar” në të gjithë vendin. Termi që përdorej për shtëpitë publike në periudhën e viteve 1920-1945 ishte “përdalorësh” ose “kuplara”. Vetëm në Tiranë kishte 20 “Përdalore të Licensuara”.
Ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar ishte Korça. Për këtë u hartua dhe një rregullore lokale legalizimi. Kuestura Mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943, se në qytet kishte 5 shtëpi publike, tri italiane (Liberativ, Castiello, Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano).
Në 1942, prefektura e Gjirokastrës kishte 6 shtëpi publike. Por kishte gjithashtu dhe në Delvinë, Tepelenë, Përmet por edhe në Jergucat.