Një nga 40 kishat e para në botë, historia e kryqit të zhdukur të Labovës: Çfarë kishte brenda që e bënte kaq të rrallë

Me një moshë më shumë se 15 shekullore, Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.

Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës.

Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me kryqin e kishës në fjalë. Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit. Shën Elena, nëna e Kostandinit të Madh të Bizantit, gjeti në Jeruzalem kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.

Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë. Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë. Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës.

Një nga studiuesit shqiptarë që pjesën më të madhe të jetës së tij ja kushtoi Kishës së Labovës së Kryqit, Gazmend Muka(1964-2012), ka shkruar se ky kryq u soll në Labovë në prill të vitit 559 nga Kostandin Shpatari.

Mukaj shkruan se brenda kryqit ndodhej një….

Vijimi në videon më poshtë:

Scroll to Top