VIDEO/ “Albania”, publikohet kënga që do të shoqërojë kombëtaren shqiptare në kampionatin Evropian

Është publikuar të enjten pasdite kënga zyrtare që do të shoqërojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, Gjermani- 2024, që fillon me 14 qershor.

Kënga titullohet “Albania” dhe këndohet nga këngëtari i mirënjohur Capital T. Kënga do të do të ndjekë kombëtaren shqiptare të futbollit, gjatë gjithë rrugëtimit të saj në EURO- 2024.

Lajmi se kënga “ALBANIA” i është besuar Capital T., u bë i ditur pak ditë më parë nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!”, shkruhej në faqen zyrtare të FSHF.

Scroll to Top