SKANDAL/ Piranjat: Shehu mashtrues nga Kosova që shet hajmali, si u përball me gazetaren që kërkonte ‘ndihmë’
Në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut dhe kudo ku ka shqiptarë është rritur numri i atyre që pretendojnë se në emër të fesë mund të zgjidhin hallet e jetës, problemet familjare, psikologjike, me shëndetin dhe gjithçka që keni nevojë.
Një raportim i ‘Piranjave’ ka zbuluar se kosovari Astrit Dema, rreth 54-vjeçar, që mban veten si sheh, po mashtron dhe po shet hajmalitë e tij, transmeton Sinjali.
“Ai na ka mashtruar mua dhe familjarët e tij. Kërkon 150 euro për hajmalinë për bashkim familjar, 200 euro për prishje magjie dhe 250 euro për Kurban”, thotë dikush.
Nisur nga diçka e tillë, gazetarja e Piranjave vendosi të shkonte drejt Fushë Kosovës për të kuptuar se si qëndronte e vërteta.
Atje arrihet takimi me të dhe menjëherë ‘shehu’ nis punën.
“Ndaj me duar Kuranin. Ti ke 3 muaj që je në gjendje të keqe. Ke 3 muaj, jo 2. Është një vajzë në rrethin tënd që ka dashur të ju bëjë keq.
E keni në rrethin tuaj shoqëror. Ju ka lënë një dhuratë, si qen, si mace. E keni parasysh, si këlysh. Ajo ka dashur të ju ftohur, ka marrë nga dheu i varrit të të krishterëve”.
Pas kundërshtive të Kamilës, shehu nis sërish me gënjeshtrat e radhës.
“Duhet të ketë qenë si kukull kaprolli. Nuk do të ketë më probleme, po të jap një hajmali. Do e mbash të reçipetat. Mjafton ta prekësh dhe do jesh në rregull. Do kesh 3 hajmali dhe gjithçka është në rregull”, tha Shehu.