I vetëm në ishullin që bleu 40 vjet më parë
Për 13,000 dollarë, anglezi Brandon Grimshaw bleu rreth 4 dekada më parë një ishull të vogël të pabanuar në Seychelles dhe u zhvendos atje përgjithmonë.
Më pak se dyzet vjeç, ai la punën si redaktor gazete dhe fillon një jetë të re!
Asnjë njeri nuk kishte vënë këmbë në atë ishull të shkretë për shumë vjet…
Dhe siç i përket një Robinsoni të vërtetë, Brandon gjeti një shok mes vendasve. Emri i tij i së premtes është René Lafortin.
Por ndërsa René vinte në ishull vetëm herë pas here, Brandon jeton atje për dekada, duke mos u larguar kurrë.
Gjithmonë aty, gjithmonë vetëm.
Për mbi 35 vjet, Grimshaw dhe Lafortin mbollën 16,000 pemë me duart e tyre dhe ndërtuan afro 5 kilometra shtigje.
René Lafortin vdiq dhe Brandon mbeti krejt i vetëm në ishull.
Ishulli i virgjer nderkohe ka tërhequr 2000 specie të reja zogjsh dhe ka prezantuar më shumë se njëqind breshka gjigante, të cilat në pjesën tjetër të botës (përfshirë Seychelles) tashmë rrezikojnë të zhduken.
Falë përpjekjeve të Grimshaw, ishulli dikur i shkretë tani është shtëpia e dy të tretave të jetës së egër të Seychelles. Një copë toke e braktisur, e transformuar në një parajsë të vërtetë.
Disa vite më parë, Princi i Arabisë Saudite i ofroi Brandon Grimshaw 50 milionë dollarë për ishullin, por Robinson nuk pranoi.
Pak më vonë ia arriti që ishulli të shpallej park kombëtar.