URIME! Rama e bën të premten pushim për administratën
Dita e premte do të jetë pushim për punonjësit e administratës, e cila vjen pas festës zyrtare të Ditës së Verës.
Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shton se nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.