6 MARS 1937, PARLAMENTI SHQIPTAR MIRATOI LIGJIN “MBI NDALIMIN E MBULIMIT TË FYTYRËS”

Parlamenti shqiptar, më 6 Mars 1937, miratoi Ligjin “Mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës”.

Në nenin 1 të këtij ligji thuhej: “Ndalohen femnat me mbulue fytyrën e tyne tanësisht ose pjesërisht me çdo mjet mbulimi. Kundravajtëset dënohen me gjobë të randë deri 500 franga ari”.

Sipas nenit të dytë ndëshkoheshin bashkëshortët apo kujdestarët e femrave që shkelnin ligjin me gjoba 20 deri në 1000 franga ari dhe ndalimi i ofiqeve publike për 1 deri në 3 vjet.

Në rast përsëritje, personi dënohej me heqje lirie. Shtypi i kohës e quante miratimin e ligjit si fillimin e “reformës shpëtimtare që ka për qëllim t’a lartësojë gruan dhe femrën shqiptare”.

Burimi:Alban Hoxha

Scroll to Top