Dokumenti i rrallë i vitit 1551 ku thuhet se nëna e Skënderbeut (Vojsava) ishte arbërore nga familja fisnike e Muzakajve!
Ky libër është shkruar në vitin 1551 nga fisniku Andrea Angelo Comneno që jetonte në Durrës. Libri është i shkruar në Italishten mesjetare dhe titullohet “Geanologia d’imperatori Romani…” ose në shqip “Gjenealogjia e perandorëve Romakë…”.
Në këtë libër arkivor flitet shumë për fisnikët arbërorë gjatë mesjetës. Në një nga faqet e librit shkruhet:
“Coi de Musachia ha generato Voissava ch’hebbe Iuuam Castriotto signor di Croia et del conta do detto Emathia.”
Që në shqip përkthehet si:
“Nga shtëpia e Muzakajve rrjedh (vjen) Vojsava, gruaja e Gjon Kastriotit, zotit të Krujës dhe kontit të vendit të Emathisë (Matit).”
Pra, në këtë dokument del qartë që nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte shqiptare nga familja e Muzakajve!
Libri ruhet në arkivat e Firences në Itali (një kopje të librit e kemi dhe ne) dhe është i papërkthyer në shqip.