free web tracker Amerikania që po hap ekspozitë në Oksford me traditat shqiptare - Shqipet

Amerikania që po hap ekspozitë në Oksford me traditat shqiptare

Shtetasja amerikane, Elena Gallina ka vendosur që në Oksford të hapë një ekspozitë duke ekspozuar traditat shqiptare. Në emisionin “Ora e Pasdites”, ajo ka rrëfyer mbi këtë ide.

Gallina ka jetuar në Kosovë nga mosha 5 vjeçare deri kur ajo ishte 11 vjeçe. Elena tregoi më shumë rreth ekspozitave të veçanta me salveta të fëmijërisë.

Projekti i saj, përveç që është vizualisht i bukur për t’u parë, ka dhe një emër shumë të veçantë. Ajo e ka titulluar projektin “Çiknia jonë”.

Ky projekt do të udhëtojë në Oksford të Britanisë së Madhe, më pastaj në ShBA, për t’u kthyer pastaj sërish në vendlindjen e idesë së projektit, në Mitrovicë, Pejë e Prishtinë.

Për të kuptuar më shumë rreth projektit, shikojeni videon më poshtë.

Scroll to Top