Profesor Xhafer Ymeri: ” Pas gjurmimeve disavjeçare nëpër arkivat e Stambollit dhe Parisit, solli dëshmi me të cilat ndriçoi dhe plotësoi shënimet e bashkkohësve dhe studjuesve të Hoxha Tahsinit, mësuesit dhe frymëzuesit të Rilindësve të parilindshëm!
Shkruan Xhafer Ymeri:
Mbas gjurmimeve disavjeçare nëpër dëshmirujtset (arkivet) e Stambollit dhe Parisit m’a solli Zoti që me përkrahjen e familjes sime dhe dy miqve gurbetqarë t’a nxjerr në dritë librën për të madhin, të zotin dhe Atdhetarin Hoxha Tahsin Çamin, mësuesin dhe frymëzuesin e Rilindësve të parilindshëm! Gjurmimet, dëshmitë dhe përshtypjet e mia dhjetvjeçare në fund ua kam bashkangjitë shkrimeve të bashkkohësve, miqve dhe studentve të atëhershëm të Hoxha Tahsin Çamit si të Sami Frashërit, Jani Vretos, Midhat Frashërit (Lumo Skendo), Riza Teufik, Dervish Hima (Ibrahim Naxhi), Ismail Habib, Mehdi Frashëri, Lemi Elebir dhe Mahmut-Kemal Inal. Me shumë nderime dhe kënaqësi këtyne ua bashkangjita edhe shkrimin e të ndjerit Ibrahim D.Hoxha si studjues i përkushtum dhe njohës Çamas i Hoxha Tahsin Çamit-Efendiut!…