ASIMILIMI I ARBERORVE TË GREQISË FAKTORI KRYESOR I KRIJIMIT TË TERMIT “ HELEN “
Disa fjale për autorin Biagio Pace :
(Lindi 1889 – 1955), u diplomua në Palermo, ishte profesor i arkeologjisë në Pizë (1927-30) dhe Napoli (1930-35), dhe i topografisë së Italisë së lashtë në Romë nga viti 1936. (që nga viti 1924) dhe këshilltar kombëtar në Dhomën e Korporatave, ai bëri udhëtime dhe gërmime në Kretë, Rodos, Azinë e Vogël, Libi, Kartagjenë.
Vepra e tij themelore janë: monografia e fuqishme në 4 vëllime “Arti dhe qytetërimi i Siçilisë së lashtë” (1935-49).
- Kolonizimi grek,
- Historia e Arkeologjisë,
- Siçilia e lashtë,
- Arkeologjia siciliane
____________
Lexim të kendshëm…..
Këta shqiptarë që jetojnë në periferi të Athinës u detyruan të mësojnë greqishten në shkolla, ndërsa e shpërfillin atë deri në moshën dhjetë a dymbëdhjetë vjeç sepse në familje flisnin shqip. Përkundër kësaj, nacionalistët e Athinës, duke deklaruar se të folurit shqip nuk është as më shumë e as më pak se të folurit e një dialekti, i deklarojnë këta [shqiptarët] me kombësi të mirëfilltë “Greke „dhe, janë po këta që e ripërsërisin këtë koncept, duke sjellë shembullin e italianëve, të cilët flasin ndoshta njëzet dialekte.
A thua se të flasësh shqip, që është një gjuhë absolutisht e ndryshme nga greqishtja, mund të krahasohet me të folurit në dialekte të ndryshme, të cilat janë të gjitha italisht. Por sofizmi është i kotë, sepse siç e kemi parë, në lidhje me grekët e vetëdeklaruar të Azisë, ajo që ka rëndësi në këto raste nuk janë të dhënat etnografike apo filologjia, por se si ndihesh nga perkatësia fetare.
Dhe shqiptarët e mirë të Menidit dhe të Çasisë, jo më pak se vëllezërit e tyre nga Beotia dhe nga Peloponezi,i emertojn si grekë për shkak të fes Ortodokse. Kostumi i Shqiptarëve është bërë tashmë kostum kombëtar grek dhe, kushdo që sheh, për shembull, reliket patriotike të Muzeut Etnografik të Athinës, vë re se Shqiptaret jan ata që i kanë dhënë ringjalljes Termit helenik me një numër mbizotërues heronjsh, të mëdhenj e të vegjël.
______________
- Titulli: L’Italia e l’Asia Minore
- Autori: Biagio Pace
- Botues: Reber, 1917
https://www.zvab.com/…/LItalia-LAsia…/30656438420/bd