“Pirro Burri” frymëzim për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Shkruan: Prof. Dr. Resmi Osmani

EPIRI DHE TRASHËGIMIA HISTORIKE

Për Epirin dhe tre krahinat përbërëse të tij: Molosinë, Thesprotinë dhe Kaoninë, është folur e shkruar shumë, por do të flitet dhe do të shkruhet ende shumë për shkak të interpretimeve dhe pretendimeve greke për këtë trevë thjesht pellazgo-Iliro- shqiptare, që asnjëherë, e theksojmë: Asnjëherë nuk ka qenë tokë apo popullatë greke. Këtë pjesë toke në veri të Greqisë, historianët grekë e quajtën “Epir”, stere.

Ndërsa banorët e saj i konsideruan barbarë, që ka kuptimin jogrek. Thesprotinë dhe mbretin e saj Fedon e përmend Homeri që në shekullin e IX p.e.r. Homeri përmend edhe orakullin e famshëm të Dodonës dhe lumin Akeron që përcillte të vdekurit në botën e nëndheshme(Had). Të mos harrojmë se këto vende mitike janë në Çamërinë e sotme. Këto treva janë burim i miteve,i valles së famshme çame dhe fustanellës, i folklorit dhe trashëgimisë gojore mahnitëse.

Në gjithë historinë e tij, Epiri dhe Thesprotia janë shquar si vendlindje e burrave të zotë, të vyrtytshëm, bujarë dhe të zgjuar. Por Pirrua mbetet më I shndritshmi ndër ta, Ai rrezatoi me ndriçimin e tij çdo skaj të botës. Edhe sot e kësaj dite, ajo kumton para kujtdo se në këto troje të lashta kanë jetuar njerëz krenarë, njerëz që kanë lindur e rritur figura të përmasave proverbial si ajo e Pirros.2 Edhe pas vdekjes së Pirros, trashëgimtarët e tij sunduan në këtë shtet deri sa ndodhi pushtimi romak.

Edhe më vonë në mesjetën e hershme, këtu vazhduan të banonin fiset vendes si ai i Mazarekëve, që luftuan kundër Karl Tokos, lindën trima të shquar e luftëtarë si princi Gjin Bua Spata apo Depe Zenebishi, të cilët gjenin shembull dhe frymëzim te figura e Pirro Burrit. Por,shembullin dhe frymëzimin më të madh prej tij e mori heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili trashëgoi cilsitë e tij prej burri shteti, strategjinë dhe taktikën e tij, jo vetëm përdori emblemën me shqiponjë, përkrenaren me brirë dhie, zhvilloi fushata në Itali si ai, por për rastësi, mbretëroi me të njëjtën madhështi si ai plot njëzet e pesë vjet!

Tradita luftarake, kryengritëse dhe liridashëse vazhdoi në shekuj, për të kulmuar në kryengritjet antiosmane dhe ato mbrojtëse nga agresioni megalideist pas formimit të shtetit grek. U shquan kapedanët e çamërisë dhe te labërisë si kapedanët e Sulit, Çaparejtë e Luaratit,Prronjot dhe Dinejtë e Paramithisë, Husajt e Marglliçit, që bashkuan dhe vllazëruan armët me Çelo Picarin, Zylyftar Podën , Halit Frashërin, luftë që më pas e vazhdoi kapedani legjendari Çamërisë Muharrem Rushiti.

Shqipëria ishte një dhe shqiptarët të bashkuar, të besëlidhur e vllazëruar. Epiri dhe Çamëria, deri para vitit 1913, asnjëherë nuk kanë qënë domen grek, atje nuk kanë banuar grekët por shqiptarët. Fataliteti historik i vitit 1913, interest e fuqive të mëdha dhe lakmitë gllabëruese të fqinjëve i ndanë . Është një padrejtësi historike e cila duhet të vihet në vend. Shekulli i XXI pas pavarsimit të Kosovës, është shekulli që punon për shqiptarët, për bashkimin dhe njësimin në një shtet të vetëm kombëtar. Ky është mesazhi që na vjen nga trashëgimi historik dhe amaneti i rilandasve tanë të ndritur.

Scroll to Top