TAULANT SEFERI – Djaloshi Kuq e Zi që gjyshin patriot i’a vranë policët maqedonas në burg!
Kombëtarën shqiptare të futbollit para se gjithash e zgjedhin dhe luajnë për të, ata që denbabaden janë ndjerë shqiptarë, kanë luftuar për lirinë e Shqiperisë dhe trojeve të saja, të mbetur jashtë trungut mëmë, Shqiperisë…
I tillë është Taulant Seferi!
Djaloshi me prejardhje nga Kumanova e Iliridës, stërnip i Idriz Seferit dhe nipi i atdhetarit dhe anëtarit veprimtarë të LPRK- ës/ LPK- ës ARIF SEFERIT!
Është nipi i veprimtares së LPKës LIRIE SEFERI ( halla e Taulantit) LUZHA, e martuar për Bexhet Luzhen veprimtarin dhe atdhetarin e devotshëm të LPK- ës.
Arif Seferi në vitin 1992 ishte arrestuar nga një numër i madh policësh maqedon dhe pas 5 ditësh e kishin kthyer në shtëpi të vdekur…
Pra, djemët e shqipes si Taulanti na bëjnë krenar që zgjedhin kombëtarën shqiptare!
TAULANT SEFERI hallall gjini i nanes o trim!