‘Racë e fortë dhe e duruar’/ ‘Protothema’ publikon kërkimin e gazetarit francez: Sa shqiptarë banonin në Athinë dy shekuj më parë?
Gazeta greke ‘Protothema.gr’ ka publikuar sot një shkrim të gazetarit francez Edmond Abou, kërkimi i të cilit zbulon se një pjesë e popullsisë në Greqi, para dy shekujsh banohej nga shiqtarët. Në shkrimin me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, ‘Protohema’ duke iu referuar kërkimit të gazetarit francez, shkruan se Athina në mesin e shekullit XIX, banohej në një pjesë nga shqiptarët.
Në kapitullin 2 të librit të tij, Abou shkruan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ato gjenden, në shumicën e tyre, në Atikë, në Arkadi (përmend fshatin Pavlica) dhe në Hidër. Abou i përshkruan shqiptarët si një racë të fortë dhe të duruar, të përshtatshëm për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Në romanin e tij të publikuar nga gazeta greke, shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.
Prothema.gr ndalet në një kapitull të romanit, ku gazetari mundohej të shpjegonte gjuhën e shqiptarëve nga e cila nisi kërkimi për banimin e tyre në territoret greke në mesin e shekullit XIX. Protothema në fund ngre disa pikëpyetje lidhur me kërkimin e gazetarit francez.
“Vllehët flenë në qiell të hapur në male, mes kopeve të tyre… Në greqisht, vllehja dhe bariu shënohen me të njëjtën fjalë. Shqiptarët flasin një gjuhë të veçantë që nuk ngatërrohet me asnjë nga idiomat e tjera sllave. Vllehët flasin një lloj latinishte të paqartë të korruptuar.’ Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-t na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë.
Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit 1853, popullsia e vendit tonë në atë kohë ishte 1.042.527 banorë. Për ata që nuk e dinë, shteti grek përbëhej nga Peloponezi, Greqia Qendrore (kufijtë në veri u përcaktuan nga Linja Pagasitikos – Amvrakikos, nga Gjiri i Sourpi në Thesali, në Menidi në Etoloakarnania dhe pak më në veri), Sporadet Veriore, Oinousses të Messinisë, Elafonissos dhe Cyclades, me Eschati, në jug të Thira, që është ishulli i fundit grek në jug).
A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha këto vende dhe të bëjë një numërim të “shqiptarëve”? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë “shqiptarë” është i gabuar. Po kush ishin “shqiptarët” e Abou? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou, kanë qenë Atika (shih Mesogeia etj.), Hidra dhe Arkadia. Arvanitasit e Peloponezit i jemi referuar gjerësisht në artikujt tanë të ndryshëm”, shkruan gazeta greke.
Kush është Edmond Abou?
Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828–1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh. Në vitin 1856 botoi romanin e tij “Mbreti i maleve”, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën “Le Figaro”. Më pas mori drejtimin e gazetës “Shek.
Marrë dhe përshtatur nga Protothema.gr