Detaje dëshëpëruese! Si është shtrëmbëruar dhe manipuluar historia e Kombit Shqiptar atëhere dhe sot!
Nga Genci Hoti (një përgjigje e detyruar mbi mësimin e Historisë)
Ky 550 vjetor i Kalorësit epirot të Krishtit paska qenë një halë në sy për armiqtë dhe trashëgimtarët e tyre këtu në Shqipëri. Kohët e fundit janë shpalosur në FB disa teori sa të vjetra aq dhe të mërzitshme në përmbajtjen e tyre, por që shërbëjnë për të përcaktuar se kush kanë qenë levat e diktaturës bolshevike këtu tek ne përgjat periudhës 1945-1992. Këto teori të shpëlara, ndoshta përfundimisht, por të huazuara nga shkolla serbe, nxorrën në pah dy pikëpamje:
1-Katolicizmi hyri në masë në Shqipëri pas vitit 1550.
2-Familja e Gjergj Kastriotit ishte e ritit ortodoks dhe është e varrosur në Hilandarin ortodoks serb.
Në parim edhe mund të jenë të sakta nëqoftëse nuk do të kishin lidhje me shkollën serbe, sidomos pika e dytë, por pika e parë është fund e krye e gënjeshtërt për shumë e shumë arësye. Me sa duket autorët e këtyre tezave nuk e kanë njohur historinë e Krishtërimit në asnjë gërme, le pastaj atë të Katolicizmit në Shqipëri; megjithatë ka zëra që thonë se në Kosovë serbët e quanin Fenë Katolike fe të shqiptarëve. E sqaroj Pirro Priftin fillimisht për pikën e parë, meqënëse e konsideroj viktimë të politikës antishqiptare.
Në territorin e sotëm shqipfolës katolicizmi ka pasur dy faza zhvillimi të ndara midis tyre nga epoka e Gjergj Kastriotit, pa pasur asnjë lidhje të drejtëpërdrejtë me të, ku etapa e parë përben Lindjen europiane të epirotëve dhe etapa e dytë rilindjen europiane të shqiptarëve, pasardhësve të drejtëpërdrejtë të epirotëve duke pasur si emërues të përbashkët Kishën e nderuar Katolike Epirote dhe atë Shqiptare. Shqiptarët akoma nuk e kanë mësuar se Papa i parë i Krishterimit Institucional në qytetin e Përbotshëm të Romës ka qenë i Trembëdhjeti Papë i Kishës së Shenjtë Epiroti Shën Eleuteri (175 -189).
-Gjurmën e parë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e kemi të saktësuar me Koncilin e Tivarit me 1199 kur u vendos të ndalohej martesa brenda rrethit të shtatë në familjet katolike shqiptare.
-Gjurmën e dytë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Statutet e Shkodrës (gjysma e parë e shek. të XIV deri me 1469) ku në artikullin e Oliver Jens Schmitt: “Një monument i Shqipërisë Mesjetare Statutet e Shkodrës” gjejmë të shkruar: “Në asnjë tekst tjetër nuk vërehet kaq qartë karakteri neolatin i botës qytetare të Shqipërisë së Veriut dhe vitaliteti dalmat i pjesës së parë të shek. XIV”.
-Gjurmen e tretë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit (1456) nga ku rezulton se Drishti ka qenë seli ipeshkvnore e Varoshit 1359-1397.
-Gjurmën e katërt të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë tek Formula e Pagëzimit (1462) e Imzot Pal Engjëllit (1416-1470), Ipeshkëv i Durrësit.
-Gjurmën e pestë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Kanunin e Skënderbeut (në pjesën e shtatë) ku në 14 artikuj flitet për Kishën e Krishtenë (Katolike) të veçuar nga Kisha Ortodokse. Në nenin 3427, ka një shënim ku, midis të tjerave, shkruhet: “Me ndamjen e perandorisë Romake edhe tokat Ilire u ndanë dysh, jugu me perandorinë e lindjes, kurse pjesa veriore me atë të Romës, kështu edhe mbas ndamjes së kishës në shekullin e XI. Kisha e krishtenë në lulëzim të plotë që në fillim, mbrriti gati në të shuem me islamizimin e mbarë vendit të pushtuem prej turqve aq sa mbërriti në 62 (1462, GH) me 38%. Tokat Ilire që nga jugu në veri janë të mbushura me rrënoja kishash, gjurmët e të cilave shihen kudo dhe në ditët tona. Njehen mbi 33 djecze (dioqeza, GH) e janë: djeczet ma në shej në Iliri, tue fillue nga jugu në veri, si: 1)Gllavinica, Akroreceraunja; 2)Butrinti; 3)Aulona; 4)Pojani; 5)Bilida; 6)Amancja; 7)Pilkerjopulli (Berati); 8)Ohri; 9)Skampa; 10)Kunavia; 11)Vregu; 12)Durresi; 13)Albanopuli ose Arbni; 14)Euba ase Kruja; 15)Bena; 16)Lisi (Mat); 17)Shtjefni (Dibër); të gjitha këto sufragane të Durrësit; 18)Lezha; 19)Sapa; 20)Deja; 21)Sarda; 22)Pulti; dy djeceza; 23)Shasi; 24)Ulqini; 25)Tivari; 26)Kraja; 27)Shkodra; 28)Budua; 29)Raguza; 30)Djoklea, (Ma e randësishmja në Dalmaci); 31)Shkupi; 32)Peja; 33)Prishtina”.
I përmenda të gjitha këto për të treguar se Kisha e Nderuar Katolike Epirote ishte e shtrirë në të gjithë territorin e popullatës shqipfolëse deri në vitin 1462, dmth 6 vjet përpara se Heroi ynë Kombëtar të shkonte tek Idhulli i vet, Jezu Krishti, për të cilin luftoi gjithë jetën dhe për këtë Europa e futi në histori.
-Gjurmën e gjashtë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse e gjejmë në Kanunin e Lek Dukagjinit, ku në Librin e parë kemi titullin: Kisha dhe në artikullin e parë bëhet fjalë për pjesën qytetnore.
Të gjashta këto gjurmë të Katolicizmit Institucional janë përpara vitit 1468, dhe janë të lidhura me Historine e Katolicizmit ndër shqiptarë. Pas 1478, të gjithë institucionet Katolike epirote u larguan nga territori i sotëm i Shqipërisë, por bërthama e saj ndenji në Kosove dhe kjo është arsyeja përse Kosova është Djepi i shqiptarisë së sotme. Por në këtë kuadër ne gjejmë një gjurmë të re të shtrirjes së Katolicizmit institucional përpara vitit 1478.
-Gjurmën e shtatë e gjejmë tek prejardhja e Gjon Françesk Albanit (1649-1721), Papa i 243 i Kishës së Shenjtë Katolike Klementi XI (1700-1721) me origjine nga Kurbini. Dmth në parim epirotët të ritit Ortodoks u vendosën në Kalabri, por pati edhe epirotë të veriut (Kurbin) që u vendosën në Itali dhe që ishin të besimit Katolik.
Deri këtu kemi të bëjmë me fazën e parë të Katolicizmit në popullatën shqipfolëse, e cila u largua pas vitit 1478, duke e lënë Shqipërinë e sotme pa besimin e Krishterë të ritit Katolik.
Se çfarë thonë letrat nuk ka asnjë rëndësi, por Kisha Katolike Shqiptare e sotmja e ka zanafillën nga Kisha Katolike e Kosovës, ku dardanët e Kosovës u shpërngulën në Mirditën e sotme duke sjellë me vete besimin Katolik, Kishën Katolike, emrin Orosh, emrin Mirditë, Kanunin e Lek Dukagjinit, por dhe diçka tjetër, që na vërteton kohën se kur ka ndodhur ky tranferim institucional fetar. Bëhet fjalë për shkollat në Gjuhën Shqipe ku në vitin 1584, kemi shkollën shqipe në Strumbëll të Pejës dhe me 1632 shkollën shqipe në Velë të Mirditës; dmth midis vitit 1584 dhe vitit 1632 kemi ringritjen e Kishës Katolike Shqiptare mbi një bazë të paparë deri atëhere dhe në këtë pikë fillon çdo gjë që mban emrin shqiptar. Nga viti 1632 deri me 1944 Europa veproi mbi shqiptarët me anë të institucionit të Kishës Katolike Shqiptare duke mos e lënë popullatën shqipfolëse në mëshirë të fatit politik që i kishte përgatitur Perandoria Otomane.
Por kjo nuk e pengoi një pasha otoman Mehmed Pashë Bushatlliu (Pashai i Shkodrës në vitet 1768-1774) të themelonte një pashallëk, prej nga i biri Kara Mahmud Pashë Bushati (1749-1796) të vendoste në Shkodër qendrën Katolike të Kishës, duke e spostuar nga Oroshi, prej nga fillon edhe historia moderne e Kishës Katolike Shqiptare dhe roli i saj për çeshtjen shqiptare.