Analisti: Skënderbeu nuk ka folur shqip
Profesori Blerim Latifi dhe aktivisti Rron Gjinovci janë përplasur rreth çështjes së gjuhës që është folur në Kuvendin e Lezhës.
Gjinovci në T7 insistonte se nuk ishte folur gjuha shqipe atje, ndërkohë që u kundërshtua ashpër nga Latifi i cili tha se ky është argument i serbëve. Tutje Latifi i ka kërkuar Gjinovcit të bëhet më i edukuar teksa ky i fundit i thoshte se nuk di asgjë dhe se këtë e ka dëshmuar që dy muaj.
- “Qysh kanë folë në Kuvendin e Lezhës”, tha Latifi.
- “A ke qenë ti aty, a ka pasë përkthyes, po rri more mos fol palidhje”, u përgjigj Gjinovci.
- “Qysh kanë fol? Qysh kanë fol? Kanë fol shqip”, reagoi ashpër Latifi.
- “Kanë folë latinisht, kanë folë sapnisht, se ti menon që Skenderbeu ka ditë shqip a”, ia ktheu Gjinovci.
- “Kur jam une këtu në tavolinë nuk mundeni me fol palidhje”, vazhdoi Gjinovci.
- “Shqip s’ka fol kërkush a, deri në shekullin e 19 edhe qita e niva”, deklaroi Latifi.
- “Ju s’dini, që dy muaj jeni tu fol palidhje, qe dy mua ditë e keni dëshmur që s’dini kurrgjë”, tha Gjinovci.
- “E para e punës bëhu me i edukuar”, ia ktheu Latifi.
- “Me mosdijen jam totoalisht i paedukatë”, u përgjigj Gjinovci.
- “Ti nuk e përcakton kush din e kush s’dinë”, tha Latifi.
- “Unë kam identitet. Në Kuvend të Lezhës kanë fol latinisht,serbisht veç shqip s’kanë fol. Ky është argument i serbëve, argument i Serbisë”, tha Latifi.