‘ZEMRA MAL’/ Një numër tifozësh shqiptarë i pritën serbët me muzikë shqiptare dhe me simbolet e shqiponjës dykrenore (VIDEO)
Mediat gjermane i bëjnë jehonë faktit se ekipi serb mbërriti në Gjermani për EURO2024, në një atmosferë të turbullt.
Gazeta më e madhe gjermane, BILD, shkruan se një numër tifozësh shqiptarë i pritën serbët me muzikë shqiptare dhe me simbolet e shqiponjës dykrenore.
“Skuadra e drejtuar nga kapiteni Dushan Tadiç (35), u përshëndet edhe nga një numër i tifozëve shqiptarë të futbollit, të cilët e ndërprenë ardhjen e tyre me muzikë të lartë shqiptare, me brohoritje dhe shfaqjen e shqiponjës dykrenore. Për shqiptarët në mbarë botën, duart e formuara në shqiponjë dykrenore simbolizojnë flamurin kombëtar dhe janë simbol i identitetit të tyre.
Një provokim krejtësisht i panevojshëm!
Sfondi i kësaj është mosmarrëveshja që zien prej vitesh për shtetin autonom të Kosovës, në të cilin jetojnë shumë shqiptarë dhe që nuk njihet nga Serbia. Ndaj mediat serbe folën hapur për një provokim pas incidentit. Për fat të mirë, nuk pati incidente të tjera para hotelit në qendër të qytetit të Augsburg,” shkruan BILD.
EURO 2024. Serbia, Albania pic.twitter.com/tcauypjG00
— News video (@Newsvideo13) June 12, 2024