Zbulohen të pathënat për doktorin e dikurshëm, kasapin e sotëm Sali Berisha: Kush e propozoi në krye të PD?
Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako zbuloi se kush e propozoi Sali Berishën në krye të PD-së.
“Në këtë takim që pati Ramiz Alia, iu kërkua që midis të tjerave iu kërkua që lider politik të vihej Sali Berisha. Iu kërkua nga Elez Biberaj, që ishte prezent në takimin e OKB-së. Dhe Ramiz Alia ra dakort që të ngrinte një skemë që të sponsorizonte Sali Berishën dhe ai të merrte pushtetin.
Për Sali Berishën ka njerëz shumë të rëndësishëm në politikën ballkanike dhe europiane që e kanë përmendur dhe në librat e tyre dhe e kanë quajtur si njeri të klubit Billdenberger, që kur ai dilte për në Francë dhe ishte një njeri i besuar i elitës për ta vendosur për axhendat globaliste në radhët e opozitës ashtu si dhe ndodhi.
Ramiz Alia në një fjalim pas vizitës në OKB, kur e pa që s’kishte nga t’ja mbante, se po luante me fatin e vet dhe të familjes nëse nuk bindej, ai e gjeti si shpëtim t’ja linte Shqipërinë në dorë Perëndimit, por duke vendosur njerëz të komunizmit. Ai mbajti një fjalim para dhjetorit 1990 ku deklaroi që ne kemi komunistë sa për 20 komitete qëndrorë,” tha Cako.