Xhaçka-Berisha, replika për SPAK/ Ish-ministrja, ish-kryeministrit: Ti leh, unë s’paragjykoj

SPAK ka bllokuar mbi 5 mijë metra truall në bregdetin e Dhërmiut, pronë e Artan Gacit, bashkëshortit të Olta Xhackës.

Mësohet se prokuroria po heton nëse bashkeshorti i ish ministres i përfitoi këto prona me dokumente të rregullta, apo me akte false të marrjes së tokës në pronësi, sic ka pretenduar kallëzuesi Fredi Beleri.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke mbi të cilën biznesmeni Gaci ka filluar ndërtimin e një hoteli luksoz.

LIVE

Xhaçka-Berisha, replika për SPAK/ Ish-ministrja, ish-kryeministrit: Ti leh, unë s’paragjykoj

schedule
15:15 – 25 Tetor, 2023

SPAK ka bllokuar mbi 5 mijë metra truall në bregdetin e Dhërmiut, pronë e Artan Gacit, bashkëshortit të Olta Xhackës.

Mësohet se prokuroria po heton nëse bashkeshorti i ish ministres i përfitoi këto prona me dokumente të rregullta, apo me akte false të marrjes së tokës në pronësi, sic ka pretenduar kallëzuesi Fredi Beleri.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke mbi të cilën biznesmeni Gaci ka filluar ndërtimin e një hoteli luksoz.

Ky zhvillim u komentua dhe nga Sali Berisha, i cili eshte vene nen akuze per korrupsion nga SPAK.

Por ndryshe nga berisha i cili po e sulmon spak e po ben thirrje per revolta per shkak te hetimit ndaj tij dhe familjes, Olta Xhacka, thote se nuk gjykon punen e organit te ri te drejtesise

“Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë. SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”.

Scroll to Top