Vrasja e Sabit Brokaj ishte urdhëruar nga Berisha, ja kush është personi që kreu të gjitha porositë për eliminime politike, rahje dhe zhdukje?
Ish-badigardi i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, gjatë një interviste për Gazetën SOT, ka mohuar që Azem Hajdari të ketë porositur vr.asjen e Sabit Brokajt, duke hedhur kësisoj poshtë pretendimet e ish-badigardit të Sali Berishës, Izet Haxhia.
Disa ditë më parë, Haxhia ka theksuar se Azem Hajdari i kishte kërkuar që të vr.iste Sabit Brokajn, vr.asje të cilën ka refuzuar ta kryente, ndonëse Brokaj e kishte përjashtuar nga Fakulteti i Mjekësisë. Por, Marjan Gryka thotë se Izet Haxhia merrte urdhra vetëm nga një njeri, i cili është Sali Berisha.
Sipas tij, Sali Berisha është urdhëruesi i të gjitha vr.asjeve politike, zhdukjeve dhe rrahjeve. Gryka shton se vr.asja e Brokajt është porositur vetëm nga Sali Berisha. Sipas tij, Azem Hajdari nuk kishte asnjë komunikim me Izet Haxhinë, duke përjashtuar çdo mundësi që Azemi të ketë kontraktuar Izetin për të eli.minuar Brokajn. Duke u ndalur tek vr.asja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka akuzon Berishën, Arben Imamin, Genc Pollon etj.
-Ka një akuzë, madje e kthyer edhe në libër, sipas të cilës Azem Hajdari ka porositur vr.asjen e Sabit Brokajt, vrasje të cilën, Izet Haxhia ka refuzuar që ta kryente, ndonëse Brokaj e kishte përjashtuar nga Fakulteti i Mjekësisë. Si qëndron e vërteta sipas jush?
Sot, organizatori i vr.asjes së Azem Hajdarit, Sali Berisha dhe vr.asësi i Azem Hajdarit, Izet Haxhia, mundohen me çdo kusht të rivr.asin Azemin duke fyer dhe denigruar figurën e tij. Mirëpo, ky gjyq publik, fatmirësisht, po vazhdon të dëgjohet e të shikohet pa nevojën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por me interesim mbarëpopullor. Izet Haxhia përjetësisht ka marrë urdhër vetëm nga një njeri i plotfuqishëm mbi të dhe ky është Sali Berisha. Ky është urdhëruesi i çdo vr.asje politike tek e djathta dhe Izeti është autori në praktikë. Është zbatuesi i urdhrave të Saliut për vr.asje, rrahje etj. Pra, Azem Hajdari nuk ka pirë kurrë as edhe një kafe me Izetin e as nuk kanë ndenjur kurrë bashkë, biles, përkundrazi, dihen mar.rëdhëniet e këqija të Azemit me Izetin.
-Pra, sipas jush, Azemi nuk mund t’i besonte Izetit një mision të tillë?
Është mashtrim! Si mund të besohet një gjë e tillë? Ata kishin mar.rëdhënie të këqija. Gënjeshtrën që Azemi ka kërkuar eli.minimin e Brokajt, këtë nuk e beson as vetë Izeti që po flet çfarë i thonë…Azemi nuk ka tentuar të vr.asë asnjë njeri. Nëse ka pasur një urdhër për çështjen në fjalë, urdhri është dhënë nga Saliu. Por, sot, haptazi, vr.asësi i Azem Hajdarit me shefin e tij organizator të vr.asjes, vazhdojnë të luajnë për t’i shpëtuar burgut dhe vazhdojnë t’u tregojnë përralla shqiptarëve. E turpëruan Tropojën dhe gjithë Veriun, e bënë Tropojën siç bënë PD me plot vr.asje, kërcënime, eli.minime me pagesë, shpifje etj…Nuk është në nivelin tim të jem pjesëmarrës në debatin e tyre fals, sepse ata janë kr.imi dhe koka e kri.mit. Por kur përmendin Azem Hajdarin, do t’u përgjigjem direkt duke ju thënë: Sali, pasi ti me Izetin morët pjesë në vr.asjen e Azemit dhe ju jeni ata që organizuat grushtin e shtetit më 14 Shtator me ar.kivolin e Azemit, për çfarë e bëtë, duke ia degraduar figurën Liderit të Dhjetorit? Tregoni sot sa plu.mba mori a.rkivoli i Azemit më 14 shtator? Çfarë urdhri dhatë ju për ndërrimin e ark.ivolit? Po vetë vik.tima sa pl.umba kishte në trup? Pra, ju përveç se i bëtë atentatin para selisë së PD, ju e rivr.atë me plu.mba edhe brenda në a.rkivol. Si atë ditë që vr.asësit dhe organizatorët e varrosnin Azemin, edhe sot po ata e rikujtojnë me nga një lule.
-Kush mendoni se ka porositur vr.asjen e Azem Hajdarit?
Të implikuarit kryesorë janë Arben Imami, Genc Pollo dhe Sali Berisha. Po këta janë të qetë, pasi Sot Berisha e ka kthyer Adriatik Llallën, ne Ristanin 2 që ngatërron partinë me rakinë. Ndërsa Llalla, drejtësinë me kr.imin! Sot, ky kryeprokuror është turpi i kombit. Shqiptarët shikuan dhe të zhgënjyer ambasadorin Lu të SHBA, duke i shtrënguar dorën Saliut dhe po kjo ndodh për 25 vite. Pra Lu, sa prishet me Ramën, takon Saliun. Mirëpo do ishte më në shërbim të shqiptarëve që politika e SHBA të dërgonte njerëz seriozë, ku t’i kërkojnë Ramës zbardhjen e vr.asjeve të bujshme nga Artan Santo etj. T’i kërkojë Saliut të shkojë para drejtësisë. Sot, Sali Berisha duhet të ketë kurajon të dalë përsëri dhe të riakuzojë mikun e tij Fatos Nanon, Gjinushin dhe Klosin për vr.asjen e Azemit. Saliu është vetë dora organizatore e kësaj vr.asje, ku për tetë vite në qeveri nuk guxoi ta përmendte e jo më të rihapë çështjen “Hajdari” dhe sa mori postin si kryeministër urdhëroi eli.minimin e kujtdo që përmendte vr.asjen e Azem Hajdarit. Në fakt, ne Shoqata Azem Hajdari ia thyem urdhrin ish-kryeministrit pasi kemi 18 vite që ngremë zërin dhe në të vërtetë doli që e kishte seriozisht Berisha. Sapo Shoqata Azem Hajdari i dërgoi “Silvia Kontit” (Ina Ramës) kërkesën për rihapjen e çështjes dhe arrestimin e Saliut, ai, me ish-ministrin e Rendit, Lulzim Basha, urdhëruan dhe organizuan atentat kundër meje në Shkodër, ku kryesor në këtë atentat është ish-drejtori i Policisë në Shkodër, Nikolin Bala dhe ish-drejtori Përgjithshëm, Agron Kuliçi. Dhe kjo me dijeni e në bashkëpunim të Jozefina Topallit. Pra, siç bënë me Azemin e shumë të tjerë për t’u mbyllur gojën, përdorën plu.mbat edhe mbi ne, që do të thotë se ky kri.minel komunist, kur do që të të bëjë rrëmuja në opozitë, përdor Dhjetorin dhe emrin e Azemit, por kur vjen në pushtet ky e rivr.et Azemin. Unë mendoj se Berisha duhet mbaruar së foluri dhe të shkojnë përpara një drejtësie ndërkombëtare, pra në Hagë ku për të është akuza e thyerjes së embargos me Arkanin dhe Millosheviçin në tregtinë e naftës dhe për vr.asjen e Remzi Hoxhës, Sokol Olldashit, Bujar Kaloshit, Abdyl Matoshit, Azem Hajdarit dhe Gramoz Pashkos.
-Mendoni se pas të gjitha këtyre vrasjeve fshihet e njëjta dorë?
Në lidhje me dorën vr.astare dhe pushkatuese të Azem Hajdarit, Trebickës, Santos dhe ish-deputetit Xhindi, Pashkos, Matoshit Kaloshit etj., dua ta ritheksoj se është i njëjti grup dhe e njëjta dorë që v.rau edhe Remzi Hoxhën, sepse përsëri në krye të SHISH kemi Gazideden, dhe dua ta ritheksoj dhe vazhdoj t’i drejtohem kryeministrit që po imiton Saliun e tetë viteve, z. kryeministër vr.asësit e deputetit tënd janë tropojanë. Z. kryeministër, kur u v.ra Santo nuk u v.ra një tirons, por u derdhën lekë me thasë nga rivalet e tij mediatikë dhe politikë. Tek hotel “Grandi”, brenda në Bllok ka pasur takime Olldashi-Santo dhe një deputete e jotja. Pas këtij takimi doli sekreti dhe këta u eli.minuan. Dhe kur u vr.a Santo u rrëzua rendi e siguria, sepse u vr.a qytetaria. Z. Kryeministër, pse nuk zbardh vr.asjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi? Është mjerim për ty që hesht pse nuk zbardh vr.asjen e Remzi Hoxhës pasi pa u bërë kryeministër i premtuat familjarëve publikisht? Shqipëria nuk ka nevojë për shalle pionieri e për portrete të Enverit, por për shtet e drejtësi, për siguri e punë! Ti je Edi Rama, kryetari i PS që i ke bërë me qindra akuza Saliut, pse nuk e arreston? Shqipëria nuk ka nevojë për lepuj që pinë kafe ngjitur me Prokurorinë z. Rama, por për burra shteti që i prishin ndërtimet edhe Koço Kokëdhimës! Është e kuptueshme që ndihesh i kërcënuar, për të mos hapur asnjë çështje nga më të bujshmet në histori, por desha t’ju pyes po të ishte vëllai yt njëri nga këta që u vr.anë e u pushkatuan barbarisht çdo bënit, apo thjesht kurora?
-A ka pasur implikim të segmenteve nga Kosova?
Sali Berisha duhet t’ju tregojë shqiptarëve se kush janë kosovarët e implikuar në vr.asje. Cila është biseda e tij me Ali Ahmetin e Maqedonisë? A janë katër ushtarë të UÇK dhe FARK në vr.asje me dijeninë e ju të dyve? I themi sot Saliut se ne Shoqata Azem Hajdari që i premtuam shqiptarëve zbardhjen e vr.asjes dhe ja ku po e zbardhim, i themi Saliut hiq dorë nga politika dhe merr taksi për në Hagë!! Edhe pse ti, nuk kanë kaluar dy ditë që na dërgove kërcënime, ne po të përgjigjemi se është vetëm Edi Rama ai qe i ha kërcënimet e Dollapëve të tu dhe të Salive, e jo ne!! Ti e kupton mirë se ke humbur çdo betejë siç e ka humbur sekretarja jote Topalli në Shkodër, por ju rroni me të vetmen shpresë që ta inkr.iminoni sa më thellë PD.
-Ka një përshkallëzim të kritikave ndaj Lulzim Bashës, kryesisht nga Sali Berisha, Eduard Selami, Topalli, Imami, Ruli etj. Është shenjë pasigurie apo mendoni se ka një plan për të diktuar një kryetar të ri?
Sulmi ndaj Bashës tregon një situatë mes klanesh të ish qeverisë së PD për 8 vite, që po t’i radhitësh në një kronologji të shkurtër askush nuk e deshi grupin e Kopit me në krye Bashën kur erdhën me katapultin e Saliut në PD…dhe kjo gardë hajdutësh dhe të korruptuarish të përfshirë ndër shumë vr.asje ndër rrethe. Janë të gjithë pro Maltezit Jamarbër, pasi Basha i doli jashtë kontrollit dhe prishja e Bashës me Argitën i solli klanit mafioz probleme dhe ky klan ka shumë gjëra të përbashkëta me Bashën, por vetëm një i ndan vr.asjet dhe ele.minimet me pagesë brenda partisë, pra Luli nuk është i përfshirë në vr.asje, pasi është Kop i ri dhe pendimi i Klanit të vjetër që e bënë kryetar ka ardhur me forcë, me kërcënime..,etj. Basha sot më shumë se kurrë duhet të kujtojë Olldashin se Azemin se ka njohur kurrë! Është në të njëjtën situatë dhe jeta e tij është në rrezik. Basha, situatën e Olldashit para se ta vr.isnin e dite më mirë se askush!! Dhe shpresojmë t’i ketë ardhur pendimi! Pra, Berisha me kri.min e tij politik njeh vetëm ele.minimin e jo konkurrencën.
-Kush mund ta zëvendësojë Bashën sipas jush, vetë Berisha, Topalli, Eduard Selami po Jamarbëri?
Topalli e di më mirë se askush se nuk bëhet kurrë kryetare; Topallin e përdor Saliu sa herë i nevojitet pasi e ka korruptuar e implikuar deri në fyt ndër të gjitha aspektet. Është vetë Berisha që i dha Nard Ndokës dosjen e sigurimit të saj si bashkëpunëtore me pseudonimin Dezinjatorja, është vetë Berisha që e ka përfolur e incizuar në shumë raste si femër…!!! Ajo e di mirë këtë! Përveç pronave që ka grabitur në Shkodër, te Blloku në Tiranë, në Razëm.., etj. Topalli sot është kthyer në një burrë pasi si femër ia hoqi emrin klani i PD…! Ajo është kryesorja që Maltez Berisha të jetë kryetar! Janë të gjitha dyshimet e mundshme që vetë Saliu ta çojë situatën në PD jashtë kontrollit për të dalë edhe vetë ai edhe njëherë në krye të PD se me Imamin e Pollon e vr.asës të tjerë…dua të deklarojmë këtu pasi në politikë merr gjithmonë të keqen më të vogël. Shoqata Azem Hajdari deklaron se do jetë e gatshme për bisedime me Bashën kundër klanit më vr.asës, më mafioz që ka parë historia, me kushtin me ardhjen në pushtet dhe rihapjen e çështjes Hajdari dhe arrestimin e organizatorëve dhe vr.asjes së shekullit.
-Çfarë mendoni se do të ndodhë pas miratimit të reformës në drejtësi dhe ngritjes së Byrosë Hetimore?
Besoj se ky miratim i hetimit të Byrosë, deri diku mori kuptimin dhe seriozitetin e saj kur, ambasadori Lu doli në publik me Saliun duke folur për drejtësi. Pra, ndërkombëtarët me vr.asësit i bëjnë karshillëk një populli të vuajtur që nuk shikon kurrë drejtësi!
Mendojmë se asgjë më tej nuk do bëhet, çdo gjë do ngelet në letra dhe do shohim nota përplasjesh parlamentare…
-Ju keni qenë pranë Azem Hajdarit. Çfarë dini për lidhjet e UDB me politikën e Tiranës?
Sipas informatave, UDB përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë, për të tërhequr bashkëpunëtorë në vendet e Ballkanit. UDB ka rekomanduar edhe Sali Berishën. Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë. Sali Berisha ishte beniamini i Amerikës ndër udhëheqësit e Lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fundamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë, ai e lejoi Gazideden të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik, ai ka marrë qindra mijëra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti. Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar ar.më palestinezëve më 1996.
Ai i nisi avionët me ar.më, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit, Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së ar.mëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh, ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996, Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut. Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë. Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, por Meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg. Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB.
Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja. Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB përgatiti 2 Prillin 1991 dhe vr.au në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD, Arben Brozin. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gatishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Intervistoi: Adriatik Doçi