Vrasja e Liridonës, dy djemtë merren në kujdestari nga Suedia! Të burgosurit rrahin autorin, Plavën e shpëtojnë policët! Babai i Naim Murselit: Takova djalin në burg, e mohoi vrasjen
Njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit, është sulmuar në paraburgim. Granit Plava është rrahur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ndërsa drejtori i institucionit Ismail Dibrani tha se të burgosurit kanë tentuar ta sulmojnë të dyshuarin por stafi reagoi menjëherë duke parandaluar pasojat. Zyrtari i burgjeve konfirmoi se i dyshuari Granit Plava ka tentuar të kryente vetëvrasje në burg më herët. Dibrani tha për mediat e Kosovës se në momentin “kur është konstatuar se i burgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen, stafi ka reaguar menjëherë”.
Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur opinionin publik ndërkohë që dy djemtë e Liridona Ademaj janë marrë nën kujdestari nga shteti Suedez. Mediat e Kosovës në citim të burimeve të tyre raportojnë se fëmijët kanë udhëtuar drejt Suedisë të shtunën. Nëna e tyre u vra në një ngjarje të inskenuar si grabitje në Prishtinë, pas së cilës dyshohet se ishte babai i tyre Naim Murseli, si njeriu që pagoi 30 mijë euro për të eliminuar Liridona Ademaj Murseli. Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i dyshuar si porositës, autori i ngjarjes që do të do merrte 30 mijë euro Granit Plava, Kushtrim Kokalla që dyshohet se mundësoi marrëveshjen për të vrasjen e rëndë.
Të shtunën u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës. Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Shaban Murseli, bababi i Naim Murselit, ka konfirmuar për mediat në Kosovë, se është takuar me të birin në Burg ditën e premte. Sipas tij, gjatë bisedës, Naimi i ka konfirmuar se nuk ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka paguar Granit Plavën, tashmë i arrestuar për krimin. “Naimi as nuk ka paguar 30 mijë euro, as nuk ka blerë armë dhe as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli për një emission. Familja e Naim Murselit është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës pas denoncimit se janë kërcënuar me gjakmarrje nga të afërmit e 30-vjeçares. Të dyja familjet jetojnë në Gjakovë dhe jo shumë larg njëra-tjetrës. /shqiptarja.com