Violeta: Burri më solli dashnoren në shtëpi, gatova për ta e më rrahu, ajo qeshte..
Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Violeta tregoi se edhe martesa e saj e dytë me bashkëshortin italian nuk ishte aq e mirë. Ajo tha më herët gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ai merrte rreth 370 mijë euro në vit, por ajo s’i ka parë kurrë këto para. Bashkëshorti i ndjerë i thoshte se mund të shpenzonin paratë e saj që ajo i siguronte duke bërë disa punë dhe të tijat t’i kursenin për pleqërinë.
Në këtë moment, Violeta nis të shprehet se edhe i ndjeri ka qenë fals me të, e quan mafioz e hajdut si dhe cilëson që ai e ka penguar të dërgojë para drejt fëmijëve në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Mos të ka gënjyer ai për gjithë ato para?
Violeta: Ka qenë hajdut edhe ai!
Ardit Gjebrea: Edhe ai hajdut?
Violeta: Po, edhe nuk më linte të nisja lekë për fëmijët e mi!
Ardit Gjebrea: Po s’paske patur fat fare!
Violeta: Edhe ai ka qenë mafiozi më i madh, ai burri që kam patur unë! Ka qenë fals me mua, unë nuk kam qenë false! Unë e lashë një burrë këtej dhe doja të bëja një jetë të qetë me atë, të kaloja pleqërinë time, të sistemoja kokën time! Edhe ai me gjithë familjen time më grinë lekët, nuk bëhet kështu! Pastaj erdhi puna vdiq, më morën pas 3-4 ditësh avokatët, më thanë hajde të firmosësh se burri jot ka vdekur, ke edhe ca para për të marrë. Ku janë paratë? Ai më ka ngrënë mua! Bëj llogaritë që në ’99 derisa ka vdekur, ai më griu, unë lekët e tij nuk i shikoja!
Ardit Gjebrea: Kur ka vdekur ai?
Violeta: Po bën nja 7-8 vjet.
Violeta tregon edhe momentin kur është njohur me bashkëshortin italian pas largimit nga Shqipëria.
Violeta: Në’99 kur shkova në Itali, ndenja 2-3 javë vetëm. Atje punoja në një restorant, erdhi ky italiani, u njoha me të edhe shkoja në familjen e tij, flija atje, më shoqëronte në punë me makinën e tij, mirë. Pastaj prita dokumentet dhe divorcin nga Shqipëria të më vinin dokumentet, të hidhja celebrimin. Në 2003 hodha celebrim, deri tani ai quhet burrë për mua.
Sa i përket ndarjes nga bashkëshorti i parë me të cilin ka 5 fëmijë që mbetën në kujdesin e Joanës, asokohe 11 vjeçe, Violeta thotë se shkak ishin torturat e tij. Një moment kyç që ajo ndan si arsye e divorcit ishte tradhtia.
Violeta: Ai burri im, se këta ishin të vegjël, nuk mbaroheshin gratë që kishte ai! Sa mirë është të sjellësh dashnoren në shtëpi, të gatuajë gruaja, të hajë ai!
Ardit Gjebrea: Si, si?
Violeta: Babai i kësaj, ikte në 6 të mëngjesit, vinte në 4 të mëngjesit. Unë i thosha ku ishe more burrë, a ke adresë, a nuk ke adresë, a ke fëmijë, a ke grua, a kanë për të ngrënë, a s’kanë për të ngrënë? Ai më solli dashnoren në shtëpi, gatova unë, hante ajo. Në sy të dashnores t’i japësh dackën gruas dhe dashnorja të qeshë? Rri se kam shumë këtu brenda, por unë do ta denoncoj babanë tënd, do dalë e drejta ime!
Joana: Ta kishe denoncuar më shpejt, jo tani!
Violeta: Silluni kështu me mua se të gjitha nga babai jot i kam!/