VIDEO – Vigjilja e Pashkës, shqiptari i besimit islam dërgon pako ushimore për vëllezërit e besimit katolik…
Një shembull fantastik vëllazërie, përtej besimeve fetare, vjen nga Puka. Një shqiptar i besimit islam që jeton e punon në Greqi, dërgon dhurata për persona në nevojë të komunitetit katolik në vigjilje të Pashkës.
Këtë gjest më shumë se humanitar, e ka bërë publik në rrjetet sociale kolegu nga Puka Armir Mehaj, i cili e përcjell si një shembull bashkëjetese që duhet promovuar e përhapur.
“Në Pukë festat fetare gjithnjën vënë në pah harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, ku veç urimeve të ndersjellta, besimtarë te dy komuniteteve shkëmbejnë dhe dhurata.
Kështu ndodhi edhe në këtë prag Pashkësh, kur Lulzim Cina dërgon pako ushqimore për vëllezrit e tij të besimit katolikë.”, shkruan kolegu Armir Mehaj.