“Bisha” Uliks Gjonaj, shqiptari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës
Sikurse edhe vet emri i tij që simbolizon trimërinë, zgjuarsinë, guximin dhe dashurinë e përjetshme ju njohim tani me Uliksin tonë, shqiptarin e vetëm në botë që stërvitë ushtritë dhe policitë më të fuqishme në SHBA e Evropë!
Uliks Gjonaj, djaloshi i lindur nē Plankqor të Gjakovës, pasi kaloi shumë sfida të paimagjinueshme, arriti të bëhet instruktori i vetëm i instruktorëve, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA!
Fjalëpak, i qetë, modest e me rrënjë arbërore, ai sakaq u bë shqiptari i dëgjuar i botës, duke e bërë krenar tërë kombin, mbarë!
Po kush është, në të vërtet Uliks Gjonaj dhe si ishte rruga e tij deri tek titulli instruktor i instruktorëve!