VIDEO/ Tupana e muzikë shqip, Dritan Abazoviç “ndez atmosferën” në dasmën e vartësit të tij shqiptar

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm në qeverinë e Malit të Zi Ilir Harasani i ka dhënë fund beqarisë para dy ditësh. Në videot e shpërndara në rrjet, vërehet se pjesë e repertorit të dasmës nuk kanë qenë vetëm këngët malazeze, por edhe këngë e valle shqiptare, duke qenë se dasma ka qenë multietnike.

Në ceremoninë martesore ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Dritan Abazoviç, i cili është parë të kërcejë e këndojë këngët shqip, ndërkohë që atmosfera ka qenë gjatë të gjithë kohës e ndezur.

Pjesë e festës kanë qenë ministra të kabinetit qeveritar malezezë dhe shqiptarë. Ndërkohë që këngëtari i zgjedhur nga çifti ka qenë Eduard Jubani.

https://www.tiktok.com/@dritanovamala/video/7240784816663219461?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7204603341224265221

 

Scroll to Top